Sugjerojmë:

Tavë me kungulleshka, ideale për ta shijuar edhe në punë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një recetë e shëndetshme për t’u marrë me vete në punë, ose për ta ndarë me miqtë!

Ingredientët

  • 3 kungulleshka të vogla
  • 1 petë e gatshme sfoliatë
  • 2 gota kos
  • 2 vezë
  • 100 gram bajame të grira imët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 190 gradë celsius.

2

Merrni një tavë rrumbullake, vendosni letrën e kuzhinës dhe më pas petën sfoliatë.

3

E fusni në furrë për 10 minuta.

4

Ndërkohë në një enë trazoni kosin, vezët, bajamet, kripë dhe piper.

5

I përzieni mirë dhe ia shtoni tavës. Sipër radhisni fetat e kungujve.

6

E fusni tavën në furrë për 30 minuta, derisa kungujt të fillojnë të marrin një ngjyrë kafe. Ju bëftë mirë!

Lini një koment