Sugjerojmë:

2 ide se çfarë të hani për darkë pa e ngarkuar stomakun tuaj

Darka erdhi, por ju ende nuk keni menduar se çfarë të hani?

Së pari mos harroni dy rregulla të rëndësishme:

  • Darka duhet ngrënë para orës 19:00
  • Në darkë nuk mund të hamë njësoj si në sasinë e drekës.

Neps.al ju tregon më poshtë dy alternativa të kollajshme për t’u përgatitur. Ato nuk ju rëndojnë, nuk kanë kosto dhe nuk kërkojnë ndonjë teknikë të veçantë në përgatitje.

1-Banane dhe gjalpë kikiriku

Të lyeni bananen me gjalpë kikiriku do të thotë se keni një ushqim të mrekullueshëm para gjumit, të shëndetshëm përsa i përket metabolizmit, yndyrnave, fibrave dhe për shëndetin kardiovaskular. Bananet janë edhe një burim i mirë i potasiumit, një ushqyes që përmirëson funksionin e muskujve dhe që ju çlodh. Edhe gjalpi i kikirikut është i moderuar në kalori dhe nuk ka të ngjarë të bëjë që të shtoni në peshë.

2-Fruta sipër një gote me kos apo me qumësht

Të shërbyera sipër kosit ose të shtypura në smoothie janë ushqyes që ndihmojnë të digjni kalori, por edhe që ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Mos i ndani frutat me kos natyral./neps.al 

Lini një koment