3 kura efektive në kushte shtëpie për të shpëtuar nga fyti i thatë
Ende nuk keni shpëtuar nga gripi i këtij sezoni? Fyti i thatë është kthyer në një ankth për ty?
Mos e lër pas dore, pasi për të shpëtuar nga ky problem nuk është nevoja të shpenzoni një mal me para për ilaçe.
Neps.al ju sugjeron më poshtë 3 metoda të thjeshta në kushte shtëpie, por që funksionojnë kaq mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe në veçanti për fytin e thatë.
Hidhi një sy:
Gargare me uthull molle Shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë të ngrohtë. Përsëriteni 3-5 herë në ditë derisa problemi t’ju largohet.
Lëng limoni i ngrohtë me mjaltë Shtoni një lugë çaji mjaltë në një gotë me lëng limoni të ngrohtë. Pijeni dy herë në ditë për rezultate më efektive. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C i cili ndihmon në përshpejtimin e shërimit të fytit të thatë, të irrituar dhe të ënjtur. Nga ana tjetër, mjalti përmban veti të mrekullueshme qetësuese dhe veti antioksidante gjithashtu.
Qumësht dhe shafran Indie Para se të shkoni në shtrat, do të ishte një ide e mirë të tresnit një lugë shafran Indie pluhur në një gotë me qumësht të ngrohtë. Kjo gjë ndihmon zbutjen e thatësisë së fytit pasi shafrani përmban veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe antimikrobiale. Është gjithashtu një metodë e shkëlqyer për infeksionet e traktit të sipërm respirator./neps.al
Të ushqehesh shëndetshëm është mjaft e rëndësishme në mënyrë që trupi të marrë proporcionin e duhur të lëndëve ushqyese. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, individët që janë mbi moshën 50 vjeç duhet të kenë më shumë...
Ushqimet më të mira për trurin tonë, janë ato të cilat janë të pasura me polifenole dhe yndyrna të shëndetshme. Kështu ato kanë veti të rrisin përqendrimin tonë dhe të përmirësojnë në maksimum funksionet esenciale të sistemit tonë nervor....
Mëngjesi Koha më e mirë: 07:00-08:00 e mëngjesit Jo më vonë se ora: 10:00 Mbani mend se: Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, i cili i jep trurit dhe trupit tuaj energjitë e nevojshme para se të...
Lini një koment