Sugjerojmë:

A po konsumoni mjaftueshëm proteina? Këto simptoma do t’ju ndihmojnë ta kuptoni

Proteina është shumë e rëndësishme në organizmin e njeriut. Falë aminoacidëve që gjenden në proteinë, arrijmë të ngrihemi në këmbë dhe të vrapojmë.

Pasja e një baraspeshe të mirë nitrogjeni në trup është thelbësore për rritjen dhe riparimin e muskujve.

Por problemi qëndron se nuk ushqehemi mjaftueshëm me proteina dhe ky veprim, ndikon negativisht në trup. Por si ta dallojmë se nuk po konsumojmë proteina? Më poshtë “Health Magazine” liston disa nga simptomat që ju tregojnë se kur duhet të shqetësoheni.

Dhimbje të muskujve dhe kockave

Kockat në trupin tuaj kanë nevojë për më shumë sesa vetëm kalçiumi. Ata kanë nevojë edhe për proteina. Kur nuk furnizojmë mjaftueshëm organet dhe trupin me proteinë, trupi ynë detyrohet ta  huazojë proteinën nga vende të tjera.

Flokët dhe thonjtë janë të brishtë

Proteina luan një rol shumë të rëndësishëm tek flokët dhe thonjtë . Ndaj nëse flokët ju bien si dhe thonjtë janë shumë të butë, atëherë shkaktari kryesor është mungesa e proteinave.

Muskuj të dobët

Nëse nuk po konsumon mjaftueshëm proteina, muskujt do të vijojnë të humbin sa më shumë peshë. Nëse shihni se vetëm muskujt dobësohen dhe trupi vijon të jetë njësoj, duhet të konsumoni sa më parë proteina.

Ndihesh e dobët

Ndoshta nuk do ndihesh e lodhur menjëherë, por nëse nuk konsumon mjaftueshëm proteinë do të ndiheni më të këputur se zakonisht. Proteina është një komponent i hemoglobinës, që është pranë qelizave të kuqe të gjakut dhe transporton oksigjen në të gjithë trupin. Ndaj për këtë arsye do të ndiheni të dobët.

Imunitet të dobët

Proteina ndihmon në ndërtimin e antitrupave, që ndërtohen nga sistemi imunitar i trupit për të luftuar bakteret dhe viruset. Nëse nuk konsumon mjaftueshëm proteinë, atëherë sistemi imunitar do të jetë më i dobët dhe do të prekeni më shpejt nga i ftohti se personat e tjerë.

Lini një koment