Sugjerojmë:

Djathë dhie i skuqur, një shije ekstra në tryezat tuaja!

Djathë dhie i skuqur, një shije ekstra në tryezat tuaja!

Persona: 15
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • ½ kg djathë dhie
  • ¼ gotë me miell
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle ujë
  • ½ filxhan me galetë
  • ½ lugë çaji me trumzë
  • ½ lugë çaji me hudhër pluhur
  • ½ lugë çaji me piper të zi
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • Vaj luledielli për skuqje
  • ¼ filxhan me stika të copëtura
  • Mjaltë

Udhëzimet

1

Djathin e thërrmoni dhe më pas formoni disa toptha të vegjël me dorë.

2

I vendosni në një tavë dhe më pas i fusni në ngrirje.

3

Ndërkohë në një tas bashkoni vezët dhe ujin.

4

Në një tas tjetër përzieni galetën, hudhrën, kripën, piperin dhe trumzën.

5

Nxirrni djathin nga furra dhe fillimisht i kaloni në tasin me miell e më pas tek tasi me vezë.

6

Në një tenxhere të thellë nxehni vajin.

7

Më pas vendosni për të skuqur me radhë topthat e djathit. I lini të skuqen për 1 minutë nga secila anë.

8

I shërbeni sipër me stika të copëtuara dhe mjaltë. Shijojini!

Leave a Reply