Duart tuaja të thata gjatë dimrit kanë nevojë për një eksfolim të mirë! Ja scrubi natyral vetëm me 2 përbërës
Eksfolimi ndihmon në heqjen qafe të qelizave të vdekura të lëkurës, përmirëson rigjenerimin e lëkurës dhe bën që kremrat të përthithen më mirë në lëkurë gjë që rrit efektin e tyre.
Për shumicën e njerëzve, është e mjaftueshme që të eksfoloni 1-2 herë në javë. Nëse vëreni skuqje të lëkurës, kruajtje ose acarim pas eksfolimit ose nëse lëkura juaj tashmë është shumë e përflakur, tregohuni të butë dhe lëreni që lëkura juaj të shërohet, para se të përfshini këtë procedurë në rutinën tuaj.
Çfarë duhet të bëni?
Merrni 2 lugë gjelle vaj kokosi dhe e përzieni atë me 2 lugë sheqer.
Aplikojeni këtë përzierje në lëkurën tuaj të thatë, masazhojeni për një minutë dhe shpëlajeni me ujë.
Ju gjithashtu mund të përzieni sheqerin me çdo vaj hidratues sipas dëshirës suaj si jojoba ose vaji i rrushit, vaj ulliri etj.
Kanella largon bakteret, heq kërpudhat, viruset dhe inflamacionin. Mjalti përshpejton shërimin dhe pastron lëkurën. Limoni e bën lëkurën e ndritshme. Prandaj nëse jeni në kërkim të një maske natyrale, për të luftuar aknet e acaruara në lëkurën tuaj jeni...
1.Ngrohni furrën në 200 ° C.2.Lani, thani mirë dhe rregulloni bizelet.3.Vendosni bizelet në një tavë dhe shtoni vaj ulliri.4.Marinojini me kripë dhe piper për shije.5.Me duar përzijini mirë në mënyrë që të gjitha bizelet të vishen me shtresën e...
Keni patur një gjumë të mirë, por përsëri jeni çuar me sy të ënjtur? Një shkak i mundshëm janë ushqimet që mund të keni konsumuar një ditë para. Nëse keni konsumuar ushqime konservë, qoftë edhe perime, por të konservuara,...
Lini një koment