Embëlsira e ditës: Kek me rrush të thatë

Embëlsira e ditës: Kek me rrush të thatë

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Keku i shtëpisë të kënaq me aromën që i jep të gjithë kuzhinës. Të plotëson akoma më tepër me shijen që ka!

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 120 gram sheqer
  • 100 gram gjalpë
  • 3 vezë të mëdha
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 100 gram bajame të thërrmuara
  • 50 gram rrush të thatë
  • 150 gram kos dele

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me sheqerin.

2

Më pas shtoni kosin dhe gradualisht gjalpin.

3

Shtoni miellin, pluhurin pjekës, rrushin e thatë dhe bajamet.

4

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe e shtroni masën tek forma e kekut.

5

E fusni në furrë të piqet për 45 minuta në temperaturë 180 gradë.

6

E lini pak të ftohet para se ta prisni. Ju bëftë mirë dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni pak sheqer pluhur sipër.

Lini një koment