Sugjerojmë:

Ëmbëlsira e verës: Biskota akullore

250 ml pana
60 gr sheqer
2 të bardha veze
20 biskota
20 gr manaferra
Esencë vanilje

1.Hedhim panën në një enë të ftohtë dhe e rrahim me makinerinë elektrik për gati 10 minuta. Me pas e vendosim në frigorifer.

2.Sheqerin dhe vezët i rrahim me rrahësin elektrik në një enë tjetër për gati 15 minuta, derisa të bëhet marengë. I bashkojmë të dyja masat, panën e rrahur me vezët duke i përzier ngadalë me ndihmën e të një luge. Masën e vendosim në frigorifer për disa minuta.

3.Masën e ndajmë në dy pjesë. Në një pjesë hedhim pak esencë vanilje, ndërsa në tjetrën hedhim manaferrat dhe e trazojmë.

4.Në një tavë katrore shtrojmë radhë gjysmat e biskotave. Sipër hedhim akulloren e përgatitur. Do të kemi parasysh që në gjysmën e rreshtave të
vendosim masën me ngjyrë dhe në gjysmën tjetër masën e bardhë me vanilje.

5.E hapim mirë masën dhe sipër vendosim biskotat njëra pas tjetrës. Tavës sipër i vendosimqeske kuzhine dhe e futim në frigorifer për 3-4 orë.

6.Biskota akullore pothuajse janë gati. Mjafton t’i presim sipas formave të biskotave dhe t’i shërbejmë.

Lini një koment