Sugjerojmë:

Ju duhen vetëm 3 përbërës dhe pak minuta për super byreçkat me salçiçe

1 pako petë sfoliatë e gatshme
1 pako salçiçe
1 e verdhë veze

Hapni petën sfoliatë në tavolinën e punës.

E prisni në shirita të gjatë.

Në cepin e shiritave vendosni salsiçen dhe e rretulloni petën me dorë.

Sipër e prisni petën pak me thikë.

Kështu veproni me të gjitha.

Në fund i lyeni me pak të verdhë veze dhe nëse dëshironi mund t’i spërkasni sipër me fara susami.

I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment