Sugjerojmë:

Kavurma: Si të gatuajmë pjatën e njohur tradicionale turke!

500 gr mish viçi
2 kg qepë
200 gr gjalpë
1 lugë çaji kripë
5 – 6 boçe hudhër
1 lugë çaji piper i kuq
1 lugë çaji piper i zi
1-2 lugë gjelle uthull

1.Fillimisht nisni me përgatitjen e qepëve duke i pastruar dhe qëruar.

2.Më pas grijini ato në rende ose pritini me thikë sa më hollë.

3.Në zjarr ndërkohë vendosni një tenxhere që të ngrohet dhe aty hidhni qepët e grira.

4.Shtoni kripën dhe përziejini me një lugë druri gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos ngjiten.

5.Kur qepa të fillojë të bëhet transparente shtoni gjalpin dhe mishin e prerë në thela.

6.Jepini shije me piper të kuq dhe të zi mishit të cilin duhet ta ktheni herë pas here që të skuqet në të gjitha anët.

7.Në fund shtoni 2 gota me ujë ose lëng perimesh dhe lëreni të ziejë gjella me kapak për 1 orë në zjarr të ulët.

8.Boçet e hudhrës pa i ndarë në thelpinj lajini dhe largoni papastërtitë e më pas shtojeni tek tenxherja.

9.Pasi të shtoni hudhrat lërini edhe për 30 minuta në zjarr e më pas shtoni uthullën.

10.Kur të jetë gati kavurmaja hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni!

11.Zakonisht shoqërohet me pilaf, patate  ose turshi.

Lini një koment