Sugjerojmë:

Kek i stinës me xinxife sipës recetës së Dhuratës

100 gr gjalpë të zbutur, plus shtesë për lyerje tave
200 gr miell
1 lugë çaji pluhuri pjekjeje pa gluten
1 lugë kanellë
100 gr sheqer kafe të errët
2 vezë të mëdha, të rrahura
3 lugë mjaltë
2 banane të pjekura
100 gr xinxife(hide)
50-89 gr arra të prera

1.Parangrohim furrën me ventilator 160 grade C. Shkrijmë gjalpin.

2.Në një tas vendosim miellin, pluhurin e pjekjes, kanellën, gjalpin, sheqerin, vezët dhe mjaltin në një enë të madhe përzierjeje dhe rrihni me një mikser elektrik ose dore derisa të jetë i lehtë dhe i butë.

3.Shtypim me pirun bananet dhe grijmë në rende xinxifet.

4.Shtojmë frutat në brumë dhe po ashtu arrat.

5.Lyejmë me gjalpë tavën ku do pjekim kekun dhe e fusim në furrë për gati 55-65 minuta derisa të jetë pjekur në thellësi.

6.Ftohet në forme për 10 minuta.

7.E shërbejmë duke e pudrosur me pak sheqer pluhur!

Receta nga Dhurata Thanasi

Lini një koment