Sugjerojmë:

Kek me çokollatë, pa miell dhe pa gjalpë

220 gr çokollatë e zezë, 70% kakao
1 lugë gjelle kakao e paëmbëlsuar
½ lugë çaji sodë buke
200 gr hurma arabie pa bërthamë
3 vezë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
60 ml vaj kokosi

1.Ngroheni sobën në 180 gradë Celcius

2.Në një blender grini çokollatën me kakaon dhe sodën e bukës derisa përbërja të ketë pamjen e rërës së trashë.

3.Shtoni në blender hurmat, vezët, vajin e kokosit dhe vaniljen.

4.Përzierjen hidheni në një tavë me përmasa 20 cm x 20 cm.

5.Piqeni në furrë për rreth 25 minuta, derisa kur ta shponi me një kunjë dhëmbësh, kunja të dalë e pastër.

6.Lëreni të ftohet përpara se ta shërbeni.

Lini një koment