Sugjerojmë:

Këta muffins me bazë spinaqin duhet t’i provoni

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
7-8 persona
Kalori:
139
2 gota miell
1 lugë çaji kanellë
2 lugë çaji sodë buke
1/4 lugë çaji kripë
3-4 gota qumësht
7-8 lugë mjaltë
6-7 gjethe spinaq
5-6 lugë gjalpë pa kripë
1 vezë
1 lugë çaji pluhur vanilje

1. Paraprakisht ndezim furrën në 180°C dhe vendosim format e kekut të lyera me gjalpë.

2. Në një tas të madh përziejmë miellin, kanellën, sodën e bukës, kripën dhe vaniljen.

3. Në një tas tjetër përziejmë me një mikser qumështin, mjaltin, spinaqin, gjalpin dhe vezën i bluajmë të gjitha deri sa të përfitojmë një masë të njëtrajtëshme.

4. Bashkojmë të dyja përzierjet në një enë të vetme duke i trazuar mirë me njëra tjetrën deri sa të kemi një masë të njëtrajtshme të ingredientëve të thatë me atë të lengshme.

5. Nxjerrim format nga furra dhe i lyejmë përseri me pak gjalpë dhe miell për të evituar ngjitjen.

6. Hedhim brumin në format dhe presim 20 minuta deri sa të perfundojë pjekja e kekut.

7. E lëmë në formë deri sa të ftohet dhe më pas është gati për tu shërbyer.

Komento