Sugjerojmë:

Linguine me fara speci të kuq, hudhra dhe majdanoz

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
3-4 persona
Kalori:
409
5-6 thelpinj hudhre
1 tufë majdanoz
Gjysëm gote vaj ulliri
1 lugë fara speci të kuq
Gjysëm pako makarona
Gjysëm limoni

Merrni një tenxhere me ujë dhe vijeni në zjarr që të valojë.

Pasi të ketë valuar hidhin makaronat dhe kripën.

Gjatë kohës që makaronat zihen, pritini hudhrat dhe majdanozin hollë.

Në një tigan hidhni vaj ulliri dhe pasi të jetë nxehur shtoni hudhrat dhe farat e specit të kuq.

Pasi pastat të jenë gati, shtojini në tigan, por mos harroni të shtoni edhe pak nga uji i tyre.

Shtoni lëngun e limonit, majdanozin dhe trazojini mirë.

Në varësi të preferencës mund të shtoni kripë dhe pipër.

Preferohen të shërbehen të ngrohta.

Komento