Sugjerojmë:

Maska më e mirë e mbrëmjes për sot ka vetëm tri përbërës!

Edhe pse përbërësit e kësaj maske janë të ngrënshëm, sot Neps.al  nuk e sjell për ta ngrënë. E sjell si një recetë të  mirë për fytyrën tuaj pasi e hidraton lëkurën, e pastron, shërben si një tonik natyral, balancon pH për të gjitha tipet e lëkurës.

Doni më arsye për ta provuar?

Çfarë ju nevojitet: 

  • ¼ avokado
  • 2 lugë gjelle mjaltë (të lëngshëm)
  • ½ lugë çaji me uthull molle

Udhëzime:

  • Kombinoni avokadon, mjaltin dhe uthullën në një blender. I përzieni mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
  • Nëse nuk ju ndodhet një blender mund ta bëni edhe manualisht, vetëm se duhet ta shtypni mirë avokadon me pirun.
  • Aplikoni një shtresë të hollë në lëkurën e thatë të fytyrës.
  • E lini të thahet dhe e shpëlani pas 10 minutash.

Kjo maskë është e përshtatshme edhe për një përdorim tjetër brenda javës, prandaj mund ta ruani masën e mbetur në frigorifer./neps.al 

Lini një koment