Sugjerojmë:

Me pak kalori dhe tepër e shijshme, kjo është receta speciale për bukën e misrit

250 gr miell misri
1 litër ujë
Kripë
  1. Vendosni ujin të ziejë, shtojini kripë, shtoni miellin e misrit dhe përziejini në mënyrë që të evitoni formimin e kokrrizave derisa masa të ketë arritur konsistencën e dëshiruar.
  2. Vendoseni brumin në një plan pune ku keni shtruar letër furre, lëreni të ftohet dhe më pas priteni në kuadrate. Mund të përdorni edhe një gotë ose prerëse biskotash.
  3. Më pas futini në furrë copëzat e bukës së misrit dhe lërini derisa të jenë krokante ose piqini në skarën e furrës.
  4. Sipas dëshirës suaj mund të përgatisni një mbushje me djathë kremoz ose djathra të tjerë që mund të keni në frigorifer, proshutë, kërpudha e domate të thata e disa feta mozarela.

Lini një koment