Sugjerojmë:

Si të hiqni erën e keqe të dërrasës së prerjes

Aroma e keqe në dërrasën e prerjes bëhet shpeshherë një nga problemet e shumta që të gjitha amvisat hasin përditë. Mbase një ushqim me shumë aromë apo era e mishit i kanë dhënë një aromë aspak të këndshme dhe pavarësisht sa e keni larë me detergjent dhe e keni lënë në ambient të hapur që të thahet, era e keqe vazhdon të jetë e padurueshme.

Por mos e vrisni më mendjen sepse ne zbuluam një super sekret dhe do t’jua tregojmë edhe juve si ta hiqni erën e keqe pa u lodhur fare, duke përdorur vetëm limon dhe kripë.

1.Në një enë hidhni lëngun e një gjysëm limoni dhe një sasi kripe të trashë.

2.Përzijini mirë deri sa të krijohet një masë si skrab.

3.Masën e përgatitur hidheni sipër dërrasës dhe fërkojini me të në dyja anët.

4.Pas pak minutash lajeni mirë dhe lereni të thahet dërrasën.

Lini një koment