Sugjerojmë:

Një pjatë plot fibra: Oriz, quionoa dhe qiqra të përziera bashkë

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
20 min
Sugjerohet për:
4-5 persona
Kalori:
340
200 gr quinoa
200 gr oriz
100 gr qiqra
Lëngu dhe lëkura e gjysmë limoni
60 gr ullinj jeshil
Një tufë majdanoz
Një lugë gjelle xhinxher i freskët i grirë
40 ml vaj ulliri
Kripë

1.Lani qiqrat dhe lërini në ujë për gjithë natën.

2.Në mëngjes ziejini në ujë të kripur.

3.Zjeni orizin në një tenxhere dhe quinoan në një tjetër.

4.Kullojini dhe bashkojini në një enë.

5.Grini majdanozin dhe xhinxherin dhe shtojini dhe bashkojini te orizi me quinoan.

6.Shtoni vajin, qiqrat, lëkurën dhe lëngun e limonit.

7.Përziejini mirë dhe kompletojeni pjatën me ullinjtë.

Komento