Po kërkoni receta pa gluten? Provoni supën me miell misri të bardhë
200 gr miell misri i bardhë
50 gr presh
30 gr karota
40 gr rrepë e bardhë
50 gr lulelakër
800 ml brodo perimesh
1 degë borzilok
50 gr finok
50 gr kungull
40 gr lakër kale
2 gr spec djegës i freskët
60 gr salcë domatesh
20 gr vaj ulliri e.v
50 gr brokoli
½ lugë kafeje kripë
1 gjethe dafine
1.Pritini të gjitha perimet në kuba të vegjël. Në një tenxhere ose tigan, ngrohni vajin dhe shtoni gjethen e dafinës, preshin, karotat, rrepën e bardhë dhe kripën.
2.Kaurdisini në zjarr të mesëm për 3 minuta duke i përzier me një lugë druri.
3.Shtoni kungullin, lulelakrën dhe finokun dhe vazhdoni kaurdisjen edhe 3 minuta. Shtoni më pas salcën e domateve, specin djegës të grirë dhe gatuajini për 3-4 minuta në zjarr të moderuar.
4.Shtoni brodon e perimeve dhe lëreni supën të ziejë për 20 minuta në zjarr të mesëm.
5.Pas 10 minutash shtoni miellin e misrit. Shtoni brokolin dhe lakrën kale të prerë në copa, përziejini dhe vazhdoni edhe 5 minuta zierjen. Fikni zjarrin dhe shtoni gjethet e borzilokut. Shtoni edhe pak kripë nëse është e nevojshme.
6.Hiqni gjethen e dafinës dhe shërbejeni supën ende të nxehtë. Kjo supë është shumë e mirë edhe nëse serviret një ditë më pas, pasi shijet janë më intensive dhe harmonike.
7.Servireni me një lugë vaj ulliri e.v, vaj farash lini ose vaj susami për një dozë omega 3, omega 6 dhe vitamine E.
1.Ngrohni furrën në 200 ° C.2.Lani, thani mirë dhe rregulloni bizelet.3.Vendosni bizelet në një tavë dhe shtoni vaj ulliri.4.Marinojini me kripë dhe piper për shije.5.Me duar përzijini mirë në mënyrë që të gjitha bizelet të vishen me shtresën e...
1.Shkrini gjalpin me vajin dhe hudhrën në një tigan të mesëm në nxehtësi mesatare derisa gjalpi të jetë shkrirë. 2.Shtoni miell. Gatuajeni duke e përzier për 1 minutë ose derisa të flluskoj përzierja. 3.Shtoni ngadalë lëng, 1/4 filxhan, duke...
1.Zieni patatet në ujë me kripë dhe pastaj i qëroni. 2.Në një enë të madhe kombinoni të gjithë përbërësit më lartë, në fund patatet dhe më pas i shtypni me një pirun. 3.Formoni me dorë disa pite rrumbullake dhe...
Lini një koment