Sugjerojmë:

Puding me banane, gatuhet thjeshtë dhe ka shije të mrekullueshme

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
5 persona
Kalori:
347
Për bananet:
100 gr gjalpë
100 gr sheqer kaf
2 banane
Për brumin:
100 gr gjalpë
150 gr sheqer kaf
2 bustina vanilje
1 kokërr vezë
1 filxhan miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
½ filxhan arrë kokosi
½ filxhan qumësht
¼ lugë çaji arrë moskat

Në një tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin. E përziejmë derisa gjalpi të shkrijë dhe sheqeri të karamelizohet lehtë.

Në një tavë hedhim sheqerin e karamelizuar dhe mbi të vendosim bananet të prera në mes përsëgjati.

Në një tas përziejmë gjalpin me sheqerin dhe vezën. Më pas shtojmë vaniljen, miellin e trazuar me pluhurin pjekës, arrën e kokosit, arrën moskat dhe qumështin.

E trazojmë mirë brumin dhe e shtojmë në tavë mbi shtresën me banane.

E vendosim pudingun në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Komento