Sugjerojmë:

Sheqerpare për të lëpirë gishtat

Per brumin e biskotave:
125 gr gjalpë
200 gr sheqer
2 vezë
100 gr miell misri i bluar
1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
280 gr miell 00
Lajthi të qëruara
Për shurupin:
4 gota ujë (250ml një gotë)
3 gota sheqer
Lëngu i ½ limoni

Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit.

E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta.

Më pas e lëmë të ftohet.

Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit.

Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë.

Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë.

E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperaturë ambienti.

Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më parë për 15/20 minuta.

I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër çdo biskote shurupin e ftohtë.

Të nesërmen janë gati të shërbehen sheqerparet.

Lini një koment