Sugjerojmë:

Si në Korçë: Receta speciale e lakrorit me qepë dhe domate

800 gr miell
400 ml ujë
1 kg domate (të prera në kubikë)
2 kokrra qepë
2-3 lugë vaj ulliri
Gjalpë
Kripë

1.Për mbushjen, skuqim qepën në një tigan me vaj deri sa të zbutet.

2.Shtojmë domaten dhe e gatuajmë për rreth 30 minuta në zjarr të ulët. Gjatë gatimit mund të shtojmë pak ujë.

3.Për petët: Zëmë brumin me ujë të vakët dhe pak kripë. E punojmë mirë, e lëmë të rrijë pak dhe e ndajmë në dy copa. Copa për petën e sipërme duhet të jetë 450 gr. kurse e poshtmja 440 gr.

4.Hapim petën dhe e shtrojmë në një tepsi të lyer me vaj. Hedhim mbi të mbushjen dhe e mbulojmë me petën tjetër. E spërkasim me pak gjalpë.

5.Mbulojmë saçin me prush dhe e vëmë mbi zjarr që të nxehet mirë.

6.Vëmë saçin mbi tepsinë e lakrorit dhe e lëmë për rreth 1 minutë. Heqim saçin, e vëmë tepsinë mbi zjarr dhe e mbulojmë përsëri me saç.

7.E pjekim për rreth 10 minuta duke e zbuluar dhe kontrolluar disa herë gjatë pjekjes. Në gjysmë të pjekjes e mbulojmë lakrorin me letër alumini.

8. Ju bëftë mirë!

Lini një koment