Sugjerojmë:

Si të gatuani petë misri me presh sipas recetës tradicionale

4 vezë
500 gr kos
250 gr miell misri
2 presh
50 ml vaj ulliri
150 gr djathë

Si fillim skuqni për disa minuta preshin e prerë në feta të holla me pak vaj ulliri në tigan.

Shtoni pak kripë dhe piper dhe pasi preshi ul vëllimin e hiqni nga nxehtësia.

Ndërkohë në një tas të thellë rrihni vezët me kosin, vajin.

Shtoni djathin e thërmuar, preshin e zbutur , miellin e misrit dhe në fund pak pluhur fryrës.

E vendosni në tavë të lyer me vaj dhe e piqni për 50 minuta me 180 gradë.

Mund ta sherbeni me kos ose dhallë.

Lini një koment