Sugjerojmë:

Sot për mëngjes kemi muffins me xhinxher dhe mjaltë

250 gr miell
1 lugë kanellë
2 lugë xhinxher
55 gr mjaltë
110 gr gjalpë
225 gr sheqer
2 vezë
50 ml shurup
Sheqer pluhur
175 ml ujë

1.Ngroheni furrën deri në 180 ° C.

2.Lyejeni me vaj tavën e posaçme 12 vendëshe për muffins.

3.Në një tas bashkoni miellin, sheqerin dhe pluhurin e pjekjes.

4.Përzijini mirë dhe shtoni vezët, mjaltin, xhenxhefilin dhe gjalpin.

5.Pastaj shtoni ujin dhe përzijini deri sa brumi të bëhet homogjen.

6.Brumin e përgatitur hidheni nëpër vendet e tavës dhe piqini për 20 – 25 minuta, deri sa të marrin ngjyrë kafe të errët.

7.Pasi t’i nxirrni nga furra lerini 10 minuta të ftohen dhe vendosini në një enë të ftohtë.

8.Para se ti shërbeni hidhni pak sheqer pluhur mbi muffins.

Lini një koment