Sugjerojmë:

Stresi mund të mbahet nën kontroll me një dietë të thjeshtë ushqimore!

Stresi ditor mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Por stresi është një problem i zakonshëm me të cilin të gjithë përballemi në një moment të jetës sonë.
Ka shumë faktorë që sjellin stresin siç janë faktorët e jashtëm si puna ose përgjegjësitë familjare etj, por gjithashtu mënyra si ushqehemi, sistemi i tretjes janë ndikime të brendshme të stresit.
Lajmi i mirë është se ka shumë ndryshime të thjeshta jetese që mund të bëjmë për të na ndihmuar të menaxhojmë nivelet e stresit.
Një nga faktorët përmirësues të stresit është dieta ushqimore. Një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme është thelbësore për të ndihmuar trupin tonë për të menaxhuar ndryshimet fiziologjike të shkaktuara nga stresi.
Një dietë e mirë ushqimore do të ishte:

1.Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
2.Mos e shmangni asnjëherë mëngjesin (reduktoni sheqerin).
3.Sa më shumë proteina (mish, vezë, fruta të thata, fasule etj).
4.Krijoni një orar të rregullt ushqyerje.
5. Shmangni ushqimet shumë të rafinuara si buka e bardhë, makaronat, çokollata, biskotat, ëmbëlsirat ose ushqimet me sheqerna të shtuar.
6.Alkooli i tepërt mund të shkaktojë gjithashtu rritjen e sheqerit në gjak.
7.Kafeina nuk është aleati i duhur i trupit.
8.Vitamina C duhet të bëhët pjesë e vakteve tuaja të përditshme.
9.Magnezi është varfëruar në mënyrë dramatike në kohë stresi dhe simptomat e mungesës shpesh përfshijnë lodhjen, ankthin, pagjumësinë dhe predispozimin ndaj stresit. Përfshini shumë perime me gjethe jeshile, integralet, arrat dhe farat për të furnizuar trupin me magnez.
10.Vitamina B është gjithashtu një faktor ndihmues i trupit ndaj përballjes me stresin.

Lini një koment