Sugjerojmë:

Supë hithrash me qumësht dhe kos për një shije ndryshe

400 gr hithra
2 patate
3-4 lugë vaj ulliri
2-3 qepë të njoma
Kripë dhe piper
4 gota lëng perimesh (ose lëng pule)
2-3 thelpinj hudhër
Nenexhik
Lule vjollce
150 ml qumësht
Kos

Hithrat e lara dhe të pastruara mirë i përvëlojmë në ujë të vluar me pak kripë dhe i vemë menjëherë në ujë të ftohtë ose ujë me akull, për të ndërprerë zierjen e tyre dhe që të ngelet ngjyra e bukur e gjelbër.

Në një tenxhere kavërdisim qepën e grirë imët me vajin e ullirit.

Shtojmë pak menexhik, hudhrën dhe patatet.

I shuajmë me lëngun e zarzavateve dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 10-15 minuta derisa të jenë zier plotësisht patatet.

Shtojmë edhe hithrat e përvëluara e të kulluara mirë nga lagështira e tepërt dhe i lemë të ziejnë edhe rreth 5-7 minuta të tjera.

Shtojmë pak menexhik të njomë nga fundi dhe pastaj me blender e bëjmë pure dhe rregullojmë trashësinë e supës.

Rregullojmë me qumësht trashësinë e supës.

E zbukurojmë me kos dhe me lule vjollce.

Lini një koment