Sugjerojmë:

Supë me bizele, spinaq dhe qumësht kokosi

1 lugë gjelle vaj ulliri
3 qepë të njoma
Xhenxhefil 2 cm
400 ml qumësht kokosi
1 karafil hudhër
230 gr bizele të ngrira
500 ml lëng zarzavatesh
1/2 gota koriandër të freskët
Qepë të skuqura për servirje
100 gr spinaq
Speca të kuq për servirje

1.Nxehni vajin në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare.
2.Shtoni qepët e njoma, xhenxhefil dhe hudhër. Gatuajeni duke e nxitur për 1 minutë.
3.Shtoni bizelet dhe spinaqin dhe gatuajini duke i përzier  për 2-3 minuta, derisa bizelet janë gatuar.
4.Rezervoni 1 lugë gjelle qumësht kokosi.
5.Shtoni koriandër dhe qumështin e kokosit të mbetur në tigan.
6.Gatuajini për 3 minuta dhe hiqeni nga nxehtësia.
7.Futini në blender deri sa të krijohet një masë dhe kthejeni tek nxehtësia mesatare për ta ngrohur.
8.Ndani supën në pjata për servirje dhe sipër shtoni qumështin e rezervuar të kokosit dhe vajin e ullirit shtesë.
9.Gjithashtu mund të përdorni koriandër, spinaq, qepë të skuqura dhe speca për servirje.

Lini një koment