1.Hithrat e lara dhe të pastruara mirë i përvëlojmë në ujë të vluar me pak kripë dhe i vemë menjëherë në ujë të ftohtë ose ujë me akull, për të ndërprerë zierjen e tyre dhe që të ngelet ngjyra e bukur e gjelbër.
2.Në një tenxhere kavërdisim qepën e grirë imët me vajin e ullirit.
3.Shtojmë pak nenexhik, hudhrën dhe patatet.
4.I shuajmë me lëngun e zarzavateve dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 10-15 minuta derisa të jenë zier plotësisht patatet.
5.Shtojmë edhe hithrat e përvëluara e të kulluara mirë nga lagështira e tepërt dhe i lemë të ziejnë edhe rreth 5-7 minuta të tjera.
6.Shtojmë pak nenexhik të njomë nga fundi dhe pastaj me blender e bëjmë pure dhe rregullojmë trashësinë e supës me qumësht.
Ke pyetur ndonjëherë pse djathi zviceran ka ato vrima kaq të njohura? Për vite me radhë, fëmijët (dhe ndonjëherë edhe të rriturit) janë argëtuar me idenë e minjve të vegjël që kafshojnë djathin duke lënë boshllëqe pas tyre. Por...
Në disa fshatra të vegjël arbëreshë në Sila të Kalabrisë, ka një recetë që prej gjashtë shekujsh nuk është shkruar kurrë në italisht. Nuk ka as libra gatimi, as video në internet. Ka vetëm fjalë të pëshpëritura në arbërisht,...
A e dini se gocat e detit, këto krijesa të vogla që shumë prej nesh i shijojnë në një pjatë të freskët me limon, fshehin një sekret vërtet të pazakontë? Përtej shijes së tyre unike dhe reputacionit si afrodisiak,...
Lini një koment