Sugjerojmë:

Ushqimet më të mira për dhëmbë të shëndetshëm janë këto!

Të kujdesesh për shëndetin e dhëmbëve nuk është e rëndësishme vetëm për shëndetin oral, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

Fëmijës suaj duhet t’i mësoni të lajë dhëmbët dy herë në ditë që në fëmijëri. Megjithatë suksesi për dhëmbë të ndritshëm fshihet pas ushqimit që ai konsumon.

Ushqimet më të mira për dhëmbë të shëndetshëm

Molla
Një mollë në ditë mban kavitetet larg. Të përtypurit mollë dhe fruta të tjera të pasura me fibra, largon pllakëzat nga dhëmbët. Si një bonus ky frut është plot me vitamina, minerale dhe shërben lehtësisht si një vakt.

Uji me Fluor
Pirja e ujit me fluor është thelbësore për shëndetin e dhëmbëve të fëmijës tuaj.  Pothuajse të gjithë ujërat përmbajnë fluor, por disa varietete të shisheve nuk e kanë. Është gjithmonë një ide e mirë për ta kontrolluar e për t’u siguruar.

Vezët
Vezët janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, proteinave dhe vitaminës D, të cilat janë minerale të rëndësishme për shëndetin oral. Vitamina D është e nevojshme për të absorbuar kalciumin, i cili ndërton dhe mban dhëmbë të fortë e të shëndetshëm.

Qumështi, djathi dhe kosi
Qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me kalcium, kazeinë dhe fosfor të cilat mbrojnë smaltin e dhëmbëve.

Selino dhe karota
Ashtu si mollët, këto perime përmbajnë shumë ujë. Uji dhe fibrat në këto perime balancojnë sheqernat dhe ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve.

Brokoli dhe zarzavate me gjethe jeshile
Falë nivelit të lartë të vitaminave dhe mineraleve, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile mund të ofrojnë përfitime të mëdha për shëndetin oral. Acidi folik që gjendet në zarzavate me gjethe të tilla si spinaqi dhe kale ndihmon në përmirësimin e shëndetit të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve./neps.al 

Lini një koment